Ambasadori bullgar, Ivaylo Kirov, ishte për vizitë në Pustec ku mori pjesë në dhurimin e disa pajisjeve spitalore për këtë bashki.
Mes të tjerash, ai iu përgjigj interesit të gazetarëve në lidhje me Censin e popullsisë, për të cilin tha se Bullgaria nuk lufton për shifra.
“Sa i takon pritshmërive për rezultatin e Census, Bullgaria nuk lufton për numra e kushdo është i mirëpritur për të shprehur etninë e vet e se nuk është qëllimi për të luftuar me vëllezërit e Maqedonisë së Veriut”.
Ambasadori bullgar ka vazhduar me tej duke thënë se nuk ndien shqetësim për procesin e Census, por duhet të ndryshojë mënyra sesi njerëzit e shohin Bullgarinë.
Ndërkohë, Eftim Mitrevski,nënkryetari i Partisë Aleanca Maqedonase për Integrim, në intervistë për mediat ka dënuar ardhjen e ambasadorit bullgar në Pustec, duke e cilësuar si presion të hapur në lidhje me Censin.
Lini një Përgjigje