TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Maj 2023, 11:48

Rritja e pagave të pushtetarëve, zbulohen emrat e 24 deputetëve të opozitës që votuan pro

Shkruar nga Pamfleti

Rritja e pagave të pushtetarëve, zbulohen emrat e 24 deputetëve

Pas rreth 5 orësh debat, Kuvendi votoi dje dyfishimin e rrogave të deputetëve dhe rritjen me masën 80% të rrogave të ministrave, si pjesë e paketës për rritjen e pagave të të gjithë administratës shtetërore.

Në tabulatin e votimit të djeshëm rezulton se jo pak por 24 deputetë të Partisë Demokratike, kanë bashkuar votën me Partinë Socialiste për rritjen e pagave të tyre, shumica pjesë e grupit “Alibeajt”.

Megjithëse ishin pjesë e seancës në fillim të saj, deputetët që mbështesin ish kryeministrin Berisha kanë munguar gjatë votimit dhe në tabulat rezultojnë si “jo të pranishëm”. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe deputetët e Partisë së Lirisë.

Vetëm tre deputetë, Dashnor Sula, Bujar Leskaj dhe Petrit Doda kanë votuar kundër, ndërsa Flutura Açka dhe Elda Hoti kanë qenë në sallë në momentin e votimit, por nuk kanë votuar.

Deputetët e opozitës PRO

Ferdinand Xhaferraj

Ramadan Likaj

Gazmend Bardhi

Bledion Nallbati

Agron Gjekmarkaj

Xhelal Mziu

Merita Bakiu

Emilja Koliqi

Mesila Doda

Sajmir Koreshi

Kreshnik Çollaku

Ervin Salianji

Eralda Bano

Seladin Jakupllari

Shpëtim Idrizi

Andia Ulliri

Jorida Tabaku

Lefter Gështenja

Arbi Agalliu

Helidon Bushati

Zheni Gjergji

Erjola Pampuri

Orjela Nebiaj

Dhurata Tyli

Të pranishëm që nuk votuan

Flutura Açka

Elda Hoti

Votuan kundër

Dashnor Sula

Bujar Leskaj

Petrit Doda

kuvendi pro deputetët pagat

Lini një Përgjigje