TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Maj 2023, 10:38

Paraplegjikët protestë para bashkisë së Durrësit: Nuk na japin paratë që na takojnë me ligj

Shkruar nga Pamfleti

Paraplegjikët protestë para bashkisë së Durrësit: Nuk

Anëtarët e shoqatës së paraplegjikëve ditën e sotem kanë dalë në protestë para Bashkisë Durrës duke kërkuar pagesat e prapambetura.

Ata deklarojnë se nuk kanë marrë listë pagesat e invaliditetit për periudhën 2005-2010, dhënia e të cilave u mohohet prej vitesh.

Kryetari i shoqatës së paraplegjikëve, Sokol Murataj u shpreh se Bashkia ende nuk u ka kthyer përgjigje pse për paratë qe u takojnë me ligj invalidëve.

“Bashkia Durres ende nuk na ka kthyer përgjigje Pse nuk na i jep paratë qe u takojnë me ligj invalidëve. E kanë për detyrë, t’u japin personave me aftësi të kufizuar listë pagesat, një vërtetim se i kanë marrë pagesat në vitet 2005-2010, por ata nuk zbatojnë ligjin.”, tha ai.

Ndërsa një tjetër prej tyre shtoi:“Që në 2014 i kemi dorëzuar letrat, por na thonë jo sot, jo mot. Unë kam bërë kërkesë në bashki, nuk më kanë kthyer asnjë përgjigje dhe as nuk na kanë pritur”, tha një prej tyre.

paraplegjikët protestë para bashkisë së durrësit

Lini një Përgjigje