TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Gusht 2023, 19:47

“Rritja e çmimeve të shtëpive”, Spahiu: Qeveria duhet të ndalojë blerjet e të huajve

Shkruar nga Pamfleti

“Rritja e çmimeve të shtëpive”, Spahiu: Qeveria

Juristi Kreshnik Spahiu ka deklaruar se rritja e çmimeve të shtëpive në Shqipëri mund të frenohet duke ndaluar blerjet e tyre nga të huajt.

Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se kjo gjë është e vështirë të bëhet pasi ortakëria mes oligarkëve dhe pushtetarëve është shumë e madhe dhe politikanët nuk mund të cënojnë interesat e tyre, pasi atyre u intereson rritja e çmimeve.

“Nëse është qeveri që mendon për popullin dhe për shqiptarët, do duhet që ashtu si nuk lejon skafët dhe anijet, duhet edhe një periudhë pauze, të mos lejojnë shtetasit e huaj të blejnë shtëpi në Shqipëri.

Sigurisht edhe kjo ka anët e saj negative, por kjo është zgjidhja juridike dhe ligjore për këtë krizë. Nëse kemi një qeveri të popullot duhet ta marrë në konsideratë e ta diskutojë këtë”, tha Spahiu.

kreshnik spahiu cmime blerje shtepi

Lini një Përgjigje