TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Janar 2025, 07:12

Rriten temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për sot

Shkruar nga Pamfleti

Rriten temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për sot

Sot pritet rritje graduale e temperaturave duke sjellë në territorin shqiptar mot kryesisht të kthjellët me vranësira të lehta e kalimtare, ku më të theksuara kthjellimet paraqiten në zonat e ulëta dhe bregdetare.

Me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të jenë zonat malore, megjithatë nuk priten reshje.
Pjesa e dytë e ditës do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herë pas-herëshme në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në vlerat minimale POR ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 20°C vlera maksimale e cila pritet në Jug të territorit.

Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi përmanent veriperëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Lini një Përgjigje