TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Janar 2025, 19:40

Përkeqësimi i gjendjes së Janullatosit, kreu i KMSH-së: I lutemi Zotit për shërimin e tij të shpejtë e të plotë!

Shkruar nga Pamfleti

Përkeqësimi i gjendjes së Janullatosit, kreu i KMSH-së: I

Kreu i Komunitetit Shqiptar Mysliman ka shpërndarë një mesazh ku i uron shërim sa më të shpejtë dhe të plotë Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, z. Anastas Janullatos, ndodhet prej disa ditësh në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Me Janullatosin kemi vite që bashkëpunojmë dhe bashkërendojmë veprimtarinë e dialogut ndërfetar në Shqipëri. Lider i kujdesshëm për besimtarët që përfaqëson dhe bashkëpunues e tolerant me këdo.

I lutemi Zotit për shërimin e tij të shpejtë e të plotë!”, shkruan Spahiu në një postim në “Facebook”.

Kujtojmë se gjendja e Janullatos u përkeqësua gjatë ditës së sotme gjë që detyroi mjekët që ta fusin atë në intubim.

Lini një Përgjigje