
Lëkundje tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në qytetin e Shkodrës. Fatmirësisht, lëkundjet kanë qenë të lehta dhe kanë zgjatur shumë pak.
Tërmeti ka pasur një magnitudë prej 4.2, me epiqendër në Malësinë e Madhe. Mësohet se lëkundjet janë ndjerë edhe në Ulqin, Tuz dhe Podgoricë, por edhe në Malin e Zi.
Deri më tani nuk raportohet për dëme në njerëz apo materiale. Ndërkohë, agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mbetet në ndjekje të situatës.

Lini një Përgjigje