TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Janar 2025, 15:24

Trump u ‘mbylli derën’ dhe i la në Shqipëri, afganët e Shëngjinit të shqetësuar pas pezullimit të programit të refugjatëve nga SHBA

Shkruar nga Pamfleti

Trump u ‘mbylli derën’ dhe i la në Shqipëri,

Afganët e strehuar në Shëngjin kanë shprehur shqetësimin e tyre për vendimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për pezullimin 90-ditor të programit të refugjatëve.

Ata bëjnë apel që SHBA-ja të ndërhyjë për të mbështetur komunitetin afgan dhe për t’u ofruar atyre një të ardhme më të sigurt, duke theksuar se ëndrra e tyre është Amerika.

Sipas tyre, vendimi për pezullimin e programit të refugjatëve rrezikon jo vetëm të ardhmen e tyre, por edhe jetën e shumë afganëve që ende ndodhen në Afganistan dhe përballen me kërcënime të vazhdueshme nga talebanët.

Ne kemi ndihmuar ushtrinë amerikane ne Afganistan. Ne kërkojmë që të mos I harrojnë njerëzit tanë. Kemi ndihmuar ushtrinë amerikane, kemi ndihmuar forcat e NATO-s. Ata po përballen me rrezikun nga talebanët. Nëse Trump vazhdon në këtë drejtim me këto vendime, është fundi ynë. Kjo do të thotë që jeta jonë merr fund. Në Shëngjin jemi 200 familje afgane dhe sot erdhën dhe 115 njerëz të tjerë”, shprehen afganët në një prononcim për “Abcnews”.

Sipas tyre vendimi i Trump nuk është i drejtë dhe shpresa e tyre për një jetë më të mirë mund të shuhet.

Lini një Përgjigje