TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Tetor 2025, 21:41

Rrahën barbarisht të moshuarin në “Tregun e Çoles”, Policia e Vlorës arreston dy persona me precedent penalë

Shkruar nga Pamfleti

Rrahën barbarisht të moshuarin në “Tregun e

Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të dhunës brutale ndaj 61-vjeçarit Kozma Kukli, i cili u sulmua pak ditë më parë në zonën e “Tregut të Çoles”, në lagjen “Bashkimi”. I moshuari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është i shtruar në repartin e Reanimacionit të Spitalit Rajonal të Vlorës.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, të arrestuarit janë:

-Ermal Sakaj, 37 vjeç, banues në Vlorë, me precedent penal për “Plagosje të rëndë me dashje” të kryer me armë zjarri;

-Klaudio Nurçaj, 30 vjeç, banues në Vlorë, më parë i dënuar për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Të dy këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë goditur rëndë Kuklin me sende të forta, për motive të dobëta.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Si rezultat i kqyrjes së pamjeve filmike dhe hetimeve të shpejta, u bë ndalimi i tyre”,  thuhet në njoftimin e uniformave blu.

Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje, e kryer në bashkëpunim”, ndërsa pritet që të dy të dalin për masë sigurie përpara gjykatës.

 

Lini një Përgjigje