TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Tetor 2025, 21:10

Pezullimi i dekretit për zgjedhjet në Tiranë, Lala zbulon prapaskenat në Gjykatën Kushtetuese: Dje pati mbledhje me tone të forta!

Shkruar nga Pamfleti

Pezullimi i dekretit për zgjedhjet në Tiranë, Lala zbulon

Gjykata Kushtetuese ka vendosur sot të pezullojë dekretin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, që parashikonte zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në Bashkinë e Tiranës më 9 nëntor 2025.

Ky vendim vjen pas ankimimit të kryetarit aktual të Bashkisë, Erion Veliaj, i cili kërkoi shfuqizimin e dekretit presidencial duke e konsideruar atë të pabazë ligjore.

Gazetarja Klodiana Lala, në një lidhje për emisionin “Të Paekspozuarit”, bëri me dije se Gjykata Kushtetuese ka zhvilluar mbledhje të tensionuara edhe një ditë më parë, përpara marrjes së vendimit final.

Sipas burimeve të mia, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë mbledhur edhe dje dhe debati ka qenë me tone të forta.  Sot, mbledhja është finalizuar me vendimin për pezullimin e dekretit të Presidentit.

Kushtetuesja ka vendosur gjithashtu që më 31 tetor të zhvillohet seanca plenare, ku do të thirren në seancë Erion Veliaj, përfaqësues të institucioneve të tjera shtetërore dhe vetë Presidenti Begaj, i cili do të duhet të paraqesë argumentet e tij ligjore.

Gjykata e ka konsideruar të nevojshme që përpara marrjes së një vendimi përfundimtar, të dëgjojë palët në një seancë të hapur. Në këtë proces do të shqyrtohet ligjshmëria e dekretit dhe baza kushtetuese mbi të cilën Presidenti e ka marrë atë vendim”, tha ajo.

Lini një Përgjigje