TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Tetor 2025, 18:43

Vrasja e Astrit Kalasë/ Pas gjyqtarëve, mblidhen edhe prokurorët: Sulmet politike rrisin pasigurinë!

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Astrit Kalasë/ Pas gjyqtarëve, mblidhen edhe prokurorët:

Prokurorët kanë organizuar sot një mbledhje pas vrasjes së gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja.

Mbledhja u thirr nga Prokurori i Përgjithshëm Olsjan Çela dhe ishin të pranishëm drejtuesit e prokurorive dhe prokurorë nga të gjitha Prokuroritë.

Ky takim vjen pas mbledhjes së jashtëzakonshme të gjyqtarëve.

Në takim u analizua gjendja e parametrave të sigurisë në institucion dhe nevoja për përmirësimin e tyre, kushtet e punës në të cilat punojnë prokurorët dhe problemet e infrastrukturës që lidhen me sigurinë e ambienteve të punës.

Nga prokurorët u ngrit shqetësimi për sulmet e vazhdueshme publike ndaj tyre të cilat ndikojnë në rritjen e pasigurisë në ushtrimin e detyrës.

Përfundimet e këtij takimi do të diskutohen më tej me prokurorët në mbledhjet që do mbahen në çdo prokurori për të vijuar më pas me një plan masash institucionale në koordinim edhe me institucionet e tjera të drejtësisë.

 

Lini një Përgjigje