
Gazetari Andi Tela ka folur lidhur me rinumërimin e kutive të votimit në Fier. Ai tha se deputetes që u shpall fituese i është kërkuar dorëheqja nga Partia Socialiste.
“Zegjineja u bë personazh Tik-Toku sepse ngacmonte Gaz Bardhin. Në 11 maj u shpall fituese me 11 vota diferencë me një deputete tjetër socialiste. Partia vendosi që Zegjineja duhet më tepër në Parlament se ajo tjetra. I tha asaj tjetrës që jep dorëheqjen se na duhet ajo më tepër”, tha Tela për “TPZ”.
Ndërsa gazetari Andi Bushati tha se rasti i ngjan shkarkimit të drejtorëve të Bashkisë së Vlorës. Bushati u shpreh se Zeqineja duhej të zgjidhej me urdhër të Ramës. Sipas tij, këta që pretendojnë se jetojmë në demokraci duhet të dinë se vendos pushteti.
“Rasti i Zegjinesë nuk është fati personal i asaj bibës që nuk ka asnjë rëndësi. Po të pyesësh këdo që është marrë me fushatën në Fier thonin që Zeqineja me urdhër të Ramës duhej të zgjidhej. U bë rinumërimi, tha Rama të ikë ajo tjetra, të rrijë kjo që kam vendosur unë.
Të njëjtën skenë pashë sot në Bashkinë e Vlorës. Këta që pretendojnë se jetojmë në demokraci duhet të dinë se pushteti vendos dhe ai qendror janë të ndarë. Jo të shkojë kryeministri atje të shkarkojë drejtorët dhe këta të rrinë si kllufa.
Pse vazhdon vjedhje masive te Bankers. Se në autokraci vdes çdo mekanizëm kontrollues. Nuk ka drejtësi t’u shkojë gjërave deri në fund”, u shpreh ai.
Lini një Përgjigje