TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Mars 2024, 16:29

Rikthehet dëbora, probleme në disa akse rrugore në Veri; ARRSH: Lëvizni me zinxhirë dhe goma dimërore

Shkruar nga Pamfleti

Rikthehet dëbora, probleme në disa akse rrugore në Veri; ARRSH:

Temperaturat e ulëta dhe reshjet e borës janë rikthyer në vend. Në zonat malore kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim në akset rrugore në lartësinë mbi 1300 metra.

Reshjet e dëborës kanë zbardhur sërish malet në të gjithë vendin ndërsa më intensive kanë qenë në malësitë e Shkodrës dhe Malësisë së Madhe.

Për të mbajtur hapur rrugët Hani i Hotit Tamarë, Tamarë Vermosh dhe Bogë-Theth po punojnë dëborë pastrueset ndërsa po hidhet edhe kripë në rrugë.

Gjithashtu, ARRSH njofton se automjetet duhet të lëvizin me goma dimri ose me zinxhirë.

Lini një Përgjigje