TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Janar 2024, 07:53

Rikthehen reshjet e shiut në vend, mësoni si do jetë moti për ditën e sotme

Shkruar nga Pamfleti

Rikthehen reshjet e shiut në vend, mësoni si do jetë moti

Sipas MeteoAlb, vranësirat dhe shirat do të jenë prezent që në orët e paradites ku herë pas here priten edhe rrebeshe, më të theksuara në zonat veri-veriperëndimore

Parashikohet që nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme të mbetemi edhe gjatë pasdites ku vranësirat dhe shirat do të jenë preznet, por në sasi më të pakta. Gjatë natës pritet ndërprerje e përkohëshme e reshjeve në territor.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë kostante në mëngjes, por mesdita sjell renie të ndjehsme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 15°C.

Era do të fryjë mesatare gjatë paradites, por forcohet pasdite duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht jugor -juglindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim deri në 5 ballë.

moti shiu

Lini një Përgjigje