TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Korrik 2025, 13:44

Riaktivizimi i zjarrit ne Dukat, rrezikohet Parku Kombëtar i Llogarasë; kërkohet ndërhyrje nga ajri

Shkruar nga Pamfleti

Riaktivizimi i zjarrit ne Dukat, rrezikohet Parku Kombëtar i

Një vatër zjarri e aktivizuar mëngjesin e kësaj të shtune në zonën e Sotiranit, në fshatin Dukat, po përparon me shpejtësi dhe rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë.

Sipas njoftimit të Bashkisë Vlorë, rreth orës 08:00 të mëngjesit, Shërbimi Zjarrfikës është vënë në dijeni për zjarrin në Njësinë Administrative Orikum.

Aktualisht në terren po punojnë 10 forca zjarrfikëse dhe 3 punonjës të shërbimit pyjor. Megjithatë, për shkak të terrenit të thyer dhe bimësisë së dendur, përpjekjet për të vënë flakët nën kontroll janë të vështira.

Përballë situatës që po përkeqësohet, Bashkia Vlorë ka kërkuar ndërhyrje emergjente nga ajri me helikopter, si dhe përfshirjen e 30 forcave të armatosura për të ndihmuar në izolimin e flakëve dhe mbrojtjen e zonës së mbrojtur.


Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën në terren dhe bëjnë thirrje për koordinim të menjëhershëm ndërinstitucional për të shmangur dëme të parikuperueshme në një nga pasuritë natyrore më të rëndësishme të vendit.

Lini një Përgjigje