TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Korrik 2023, 08:46

Shirat shkaktojnë përmbytje në Krujë, fermerët akuza kompanisë "Gener 2': S'ka hapur kanale kulluese, shteti të na ndihmojë!

Shkruar nga Pamfleti

Shirat shkaktojnë përmbytje në Krujë, fermerët

Shirat të dendur të rëna gjatë natës në rrethin e Krujës kanë shkaktuar përmbytje të qindra hektarëve tokë. Po ashtu edhe disa banesa private janë përmbytur nga uji dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të nxjerrë ujin nga banesat e nga garazhdet.

Konkretisht në të gjithë fshatrat e Ultësirës së Krujës ka përmbytje. Kjo vjen si pasojë e mospastrimit të kanaleve kulluese nga ana e bordit kullues të bashkisë. Situata më problematike paraqitet në fshatin Bilaj ku sipërfaqet e përmbytura janë shumë të mëdha.

Një fermer i zonës e konsideron veten të falimentuar, pasi i gjithë prodhimi i grurit prej mbi 60 ton si dhe makineritë e mjetet bujqësore janë në ujë.

Kjo sipas fermerit Xhovalin Doda, por edhe sipas banorëve të këtij fshati, shkak për përmbytjet janë bërë punimet në rrugën Thumanë-Kashar që po kryhen nga kompania Gener 2 e cila sipas tyre nuk ka marrë parasysh ujin, por ka vendosur tuba më të ngushta duke bllokuar dhe ngushtuar kështu rrjedhën e ujit.

'Kjo fermë është përmbytur totalisht 600 kuintal grurë janë nën ujë. Krejt faktor kryesor janë punimet e Gener 2. Nuk ka hapur kanale kulluese nuk ka marrë parasysh kuotat e kullimit. Ja kanali bordurat këtu. Vajmedet kur të dalë lumi ose kur të ndodhe ndonjë fenomen tjetër. Gjithë prodhimi është në ujë, jemi komplet të falimentuar të mbaruar.'- thotë ai.

‘I bëj thirrje bashkisë shtetit Edi Ramës. Të vijnë të hapin kanalet. Mos të fusin tuba qindshe si për banjo, por të fusin tuba kanali. Na bllokuar totalisht Gener 2. Na kanë përmbytur në korrik. Jemi duke punuar. Kemi blerë ure e naftë e të gjitha, të paktën mos të na mbysin në ujë.’- u shpreh një fermer tjetër.
Probleme janë paraqitur edhe në Krujë ku asfalti i rrugës nacionale Krujë-Fushë-Krujë është dëmtuar në disa pika.

Lini një Përgjigje