
Një qendër me presion të ulët amosferik po ndikon gadishullin e Ballkanit duke sjellë mot të paqëndrueshëm në territorin e Shqipërisë.
Ditën e sotme moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu në perëndim me intesitet mesatar, reshje bore në veri, ndërsa në mbrëmje do të kemi përmirësim. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 4/8°C
- Zonat e ulëta 10/17°C
- Zonat bregdetare 12/18°C
Lini një Përgjigje