
Duke folur për 111-vjetorin e Pavarësisë, analisti Ergys Mërtiri shprehu rezerva lidhur me përfshirjen e gjerë të politikës në festime.
I ftuar në emisionin "3D" në RTSH, ai tha se politika përdor këto data të shënuara për tu bërë njësh me popullin ndërsa sipas tij e vërteta është se ata nuk kanë bërë asgjë për vendin. Ai shprehu mendimin se festa të tilla, populli duhet të festojë vetë pa përfshirë politikën.
“Më shqetëson përdorimi i turmave për spektakël politik, kur politika feston me popullin, ky i fundit ndjehet mirë por mbi të gjitha është politika ajo që ndjehet më mirë. E thënë në mënyrë vulgare, politika “ja fut“ popullit në 364 ditë të vitit dhe gjen një ditë brenda për të festuar me ta dhe duket sikur jemi bashkë.
Këta jo vetëm që nuk kanë bërë asgjë për këtë vend por kanë vjedhur, shesin detin, grabisin prona. Ne duhet të festojmë vetë, pa përfshirë politikën”, shprehet analisti.
Lini një Përgjigje