TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Shkurt 2024, 21:39

"Rama mbylli çështjen McGonigal", Hila zbërthen mesazhin e sekretarit Blinken në Tiranë për opozitën

Shkruar nga Pamfleti

"Rama mbylli çështjen McGonigal", Hila zbërthen

Duke komentuar vizitën në Tiranë të sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, analisti Dritan Hila tha se ai dha disa mesazhe.

I ftuar në emsionioni 'Open', Hila tha se thika e futur në mishin e opozitës me non gratën e rrotulloi dhe tha kam takuar mjaftueshëm. Sipas analistit, ky ishte një sinjal edhe për Bashën dhe tha nëse nuk je njeri i rëndësishëm nuk ekziston.

“Amerika nuk mund të demokratizojë të gjithë botën dhe të çojë ushtri dhe të përmbysë regjime. Përballë “Vëllezërve Myslimanë” në Egjipt preferojnë Al Sisin. Përballë një udhëheqësi nacionalist ekstremist, preferojnë Erdoganin. Nuk luajnë me të njëjtat standarde. Me Orbanin luajnë me standarde të tjera. Ndalimi vetëm në Tiranë dhe më pas ikja, është tregues i një pike stabiliteti në rajon. Deri vonë ka qenë NATO-ja.

Tirana po fiton peshë sidomos pas vizitës së udhëheqësve të Bashkimit Evropian dhe tani të Blinken. Hillary tha është një diplomaci që funksionon dhe ndërkohë që takoi edhe kryetarin e opozitës që ishte Edi Rama.

Edi Rama mbylli çështjen McGonigal dhe tregoi kush është referenti i tyre në Shqipëri. Thika e futur në mishin e opozitës me non gratën e rrotulloi dhe tha kam takuar mjaftueshëm. Ky ishte një sinjal edhe për Bashën dhe tha nëse nuk je njeri i rëndësishëm nuk ekziston”, tha Hila.

 

hila blinken opozita rama mc gonigal

Lini një Përgjigje