
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken pas largimit nga vendi ynë, reagoi në rrjetet sociale për vizitën e tij sot në Tiranë.
Fillimisht ai reagoi në platformën”X”, për takimin që pati me presidentin, Bajram Begaj, ku deklaroi se Shqipëria është një lider në Ballkanin Perëndimor dhe falenderoi vendin tonë për mbështetjen e dhënë ndaj Ukrainës.
“Shqipëria është një lider në Ballkanin Perëndimor, një aleat i NATO-s dhe një partner i fortë. Sot në takimin tim me Presidentin Begaj, shpreh vlerësimin tonë për mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën dhe për pritjen e aleatëve tanë afganë“, shkroi ai në “X”.
Albania is a leader in the Western Balkans, a @NATO Ally, and a strong partner. Today in my meeting with President @BajramBegajAL, I expressed our appreciation for Albania's support for Ukraine and for hosting our Afghan allies. pic.twitter.com/FdcsOd2kMG
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) February 15, 2024
Më pas ai reagoi edhe për memorandumin e bashkëpunimit që është firmosur në Shqipëri për shkëmbimet akademike.
"Njerëzit tanë janë forca jonë më e madhe dhe programet e shkëmbimit si Fulbright Program, janë një investim në adresimin e sfidave tona më të vështira globale. Sot, u takova me të diplomuarit, të cilët po punojnë për të ndërtuar një botë më demokratike, paqësore dhe më të begatë”, tha ai.
Our people are our greatest strength and exchange programs like @FulbrightPrgrm are an investment in addressing our toughest global challenges. Today, I got to meet with Albanian exchange alumni who are working to build a more democratic, peaceful, and prosperous world. pic.twitter.com/2WZGKJQCMz
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) February 15, 2024
Lini një Përgjigje