TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Dhjetor 2025, 16:57

Rama i çon sërish policinë Lapajt, përplasje para Kryeministrisë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Rama i çon sërish policinë Lapajt, përplasje para

Sërish tensione para Kryeministrisë

Protesta e Adriatik Lapajt vijon të shqetësojë ekzekutivin.

Forcat e policisë kanë mësyrë sërish ditën e sotme te tubimi që po mban Lapaj dhe qytetarë të tjerë para Kryeministrisë. Protestuesit janë përleshur me efektivët të cilët, siç raportohet, nuk lejojnë vendosjen e një gjeneratori aty.  Policët janë përplasur me njerëzit e pranishëm në protestë dhe me vetë Lapajn. Në një moment madje ky i fundit nuk është ndjerë mirë dhe ka humbur ndjenjat. 

Lapaj vendosi të bëjë një protestë ndryshe, pasi 4 ditë më parë u ul në një karrige dhe deklaroi se do të qëndrojë aty duke protestuar i vetëm. Nga dita në ditë  ka pasur shumë të tjerë që i janë bashkuar. Dje dhe pardje pati tensione sepse  u tentuan të vendoseshin çadra. Duke qenë se mbrëmja është ftohtë. Por policia nuk i la. Ndërsa sot kanë dashur të lidhin energjinë elektrike, por kanë ndërhyrë Policia Bashkiake dhe ajo e Rendit.

Më herët, Lapaj tha se kjo protestë erdhi si pasojë e mosreagimit të qytetarëve ditën e djeshme në “Ditën e Rinisë”, pasi shoqëria dhe rinia janë drejt një dëmtimi të pakthyeshëm. Qëllimi i kësaj proteste është largimi i Edi Ramës nga posti i kryeministrit.

Jam mirë dhe jam për rrugë të gjatë këtu në shesh dhe sigurisht unë vij nga protestat, e njoh mirë protestën dhe besoj se do e menaxhoj në mënyrën e duhur për të pasur sa më shumë jetëgjatësi. Dje në 10 të darkës, pasi pashë që nuk kishte reagim për 8 Dhjetorin, përballë një gjendjeje që është dramatike për rininë tonë dhe që është jo frymëzuese, përkundrazi. Jemi në kufijtë e një dëmtimi të pakthyeshëm të rinisë tonë, vendosa të dal dhe të protestoj.

Nuk ka asgjë për të festuar në këtë fund, në një vend ku qeveria i është turrur GJK-së për ta imponuar dhe shoqërisë për të detyruar të gjithë që të mbajnë në funksione Ballukun. Një qasje ndryshe kjo që ka bërë Rama me të tjerët. Kjo të bën qartë të mendosh që nuk është një kryeministër i lirë, që nuk vendos vetë dhe për këtë duhet të hapë krahun”, tha Lapaj.

 

2 Komente

  1. T
    Tony

    Kurva kurvash, ne se nuk keni bythe te punoni dilni e punoni diku neper bote si ne qe ulem koken e po perballojme jetesen. Rrugace qelbesira, p[ehra stallash bagetie.

    1. B
      Bravo Pamfleti ✌️

      Qeveria autoritare duhet kundërshtuar me çdo mjet paqësor, dhe më shumë. Pikatori shqetësohet nga një protestues i ulur në karrige me një mesazh kundër. Rrëzimi i këtij soji qeverues fillon me një njeri. Kur bëhen dy e tre, njerëzit marrin zemër. Kjo shqetëson autoritarët dhe gjoja-opozitarët shpirtshitur e të sponzorizuar nga kjo qeveri hajnash. Kushdo që proteston këtë qeveri pa provokuar fatkeqësi njerëzisht duhet mbështetur.

      Lini një Përgjigje