TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Prill 2026, 12:31

Radari i Llogarasë, i fikur prej 10 vitesh; vihet në punë me tender 250 milionë lekë

Shkruar nga Pamfleti
Radari i Llogarasë, i fikur prej 10 vitesh; vihet në punë me
Foto ilustruese /

Pas presionit të NATO-s dhe partnerëve ndërkombëtarë, Qeveria Shqiptare nis procedurat për riaktivizimin e radarit të nxjerrë qëllimisht jashtë funksionit në dhjetor 2013, ndërsa trafiqet do të kenë rrugë të hapur edhe për 9 muaj të tjerë deri në përfundimin e punimeve...

Sipas njoftimit nga Drejtoresha e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, Arlinda Pogaj, tenderi me vlerë 250 milionë lekë është me objekt: “Blerje pajisjesh e pjesësh, për vënien në gatishmëri teknike të Radarit në Pikën e Radio Transmetuese në Llogara”.

Radari në Llogara u nxorr qëllimisht jashtë funksionit në fillim të dhjetorit 2013 me urdhër të kupolës së pushtetit, për të lënë jashtë gjurmimit trafiqet në zonën detare jug-perëndimore.

Pas reagimit të NATO-s, EUROPOL-it dhe agjencive partnere të SHBA-BE-së, Qeveria Shqiptare u detyrua të rifuste në funksionim jo vetëm radarin në Llogara, por edhe radarët në ishullin e Sazanit, Ksamil, Seman, Divjakë, Kepi i Rodonit, Durrës e Shëngjin, të gjithë të fikur e nxjerrë jashtë pune.

Më 14 shkurt 2014, specialistë të NATO-s, një kompani amerikane dhe specialistë të Ministrisë së Mbrojtjes i futën në funksionim radarët në 9 pikat e radio-transmetuesve përgjatë bregdetit.

Por siç dihet dhe është vërtetuar nga raportet ndërkombëtare, deri në muajin maj 2015, radarët fikeshin që grupet kriminale të lidhur me krerët e qeverisë të kryenin aktivitetet e trafiqeve.

Në mars të vitit 2016, segmente brenda Ministrisë së Mbrojtjes, pa dyshim me dijeni dhe heshje të eprorëve, nxorrën jashtë funksionimit radarin në Llogara, ndërsa në muajin shtator 2017 nxorrën jashtë funksionimit radarin në ishullin e Sazanit.

Atëherë, partnerët ndërkombëtarë u mashtruan me raporte false sikur radarët punonin dhe nuk konstatonin aktivitete trafiqesh, ndërsa më pas u mashtruan se gjoja ishin vjedhur linjat kabllore elektrike që furnizonin pikat e radarëve dhe u premtua se do të futeshin shumë shpejt në punë.

Radarët detarë të 7 pikave u futën në funksion brenda vitit 2019, ndërsa për radarin në ishullin e Sazanit, punimet filluan në muajin shtator 2025, ngaqë atje do të ndërtojë resort dhëndri i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Por edhe këtë herë, radari i Sazanit është lënë në administrimin e një kompanie private, që i ka patur radarët gjatë kohës kur Ministre e Mbrojtjes ishte Mimi Kodheli dhe radarët fikeshin shpesh e nxirreshin jashtë funksionimit.

Radari i Llogarasë, i fikur prej 10 vitesh; vihet në punë me

Radari në Llogara është lënë i fikur e jashtë funksionimit për 10 vite radhazi, ndërsa tani, pas presionit nga NATO dhe partnerët e SHBA-BE-së, do të vihet në punë me tender 250 milionë lekë; fakt që tregon se pengesë nuk ka qenë vlera e lekëve, por qëllimi për të lejuar trafiqet.

Tenderi do të zhvillohet në datën 11 maj 2026, ndërsa punimet do të zgjasin 9 muaj, që do të thotë se edhe për kaq muaj radari në Llogara do të jetë jashtë funksioni, ndërsa trafiqet do ta kenë rrugën të hapur në zonën detare jug-perëndimore./Pamfleti

 

radari i llogarasë

Lini një Përgjigje