TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Tetor 2023, 15:46

Qytetarët solidarizohen për vdekjen e vogëlushit 3-vjeçar, nesër pasdite mblidhen para klinikës

Shkruar nga Pamfleti

Qytetarët solidarizohen për vdekjen e vogëlushit 3-vjeçar,

Qytetarët dhe familjarët e 3-vjeçarit, i cili ndërroi jetë pas ndërhyrjes te dentisti, priten të mblidhen nesër para klinikës në kujtim të vogëlushit.

Mbledhja në formë kujtimi do të zhvillohet nesër (8 tetor) në orën 18:00.

Kanë qenë prindërit e vogëlushit që kanë denoncuar rastin në polici. Ata akuzojnë një klinikë private në rrugën e Kavajës, ku e kishin dërguar djalin për disa ndërhyrje te dhëmbët. Sipas dëshmisë së prindërve, djalit i është bërë anestezi totale.

Ndërkohë mjeku anestezist, Roland Xhaxho thotë se ka kryer detyrën dhe se prindërit kanë firmosur për kryerjen e anestezisë, kjo pasi sipas tij djali kishte lindur me probleme në zemër, për të cilin, sipas Xhaxhos, është operuar rreth 2 vite më parë.

Lini një Përgjigje