Projekt-ligji i basteve on-line i miratuar nga komisionet parlamentare të Ligjeve dhe të Ekonomi-Financave, ka marrë fuqi kushtetuese dhe duhej të ishte votuar në parlament më 5 tetor, por me urdhër të Bablokut që është pjesë e këtij biznesi monopol, ai u shty dhe u kalua te Ministria e Financave, për të bërë ndryshime që ky grup mafioz të mbajë akoma edhe më shumë pjesë të fitimit...
Mbreti i ri i monopolit të basteve on-line Olsi Rama dhe grupi mafioz Fidel Ylli, Dajlan Avdia i kullës te Sahati i Tiranës, Endri Meksi etj., që do marrin këtë monopol me aksione të shpërndarë në 10 licenca fiktive, duan që fitimin real ta maksimalizojnë.
Bëhet fjalë për atë fitim që do deklarojnë, mbasi të ardhurat, shpenzimet dhe fitimi i tyre do deklarohen aq sa duan ata, ngaqë nuk do kontrollohen nga tatimet, por nga kompania koncesionare “Moligix” në pronësi të Olsi Ramës e Endri Meksit.
Ky koncesion i Olsit, që do kontrollojë të ardhurat e biznesit të grupit monopol të paracaktuar nga Babloku, mund të paraqesë të dhëna të tilla, sa nuk është çudi të nxjerrin bilance me humbje, ose të ardhura e shpenzime me zero fitim.
Por babëzia e mafies së basteve, për të mos paguar asnjë detyrim taksash e tatimesh, i ka hedhur në sulm për të ndryshuar përsëri projekt-ligjin e basteve, duke aktivizuar bosin e tyre Edi Rama.
Me urdhër të tij e në shkelje të rëndë të Kushtetutës, ministria e Financave ka nisur punën për të ndryshuar përsëri projekt-ligjin e basteve, që të përjashtojë kompanitë nga çdo lloj takse, duke u lënë vetëm pagesën 15% të të ardhurave, si kontribut për sportin e artin.
Edhe ky detyrim 15%, do përcaktohet nga të ardhurat që do deklarojë mbreti i ri basteve Olsi Rama dhe ortakët e tij, që mund të jetë edhe 10 apo 20 milionë Euro në vit, kur sipas plan-fizibilitetit, të ardhurat e pritshme nga bastet on-line, do jenë minimalisht 200 milionë Euro në vit.
Duke lënë pagesën 15% në vit që është e barabartë me 30 milionë Euro si kontribute për sportet e arrin dhe shpenzimet, bosëve monopolist të basteve u ngelen afro 170 milionë Euro fitim neto në vit.
Mirëpo ata janë të pangopur, dhe me mbështetjen e kryeministrit si familje e përfshirë në biznesin e basteve, po ndryshojnë për herë të gjashtë projekt-ligjin, që të heqin çdo taksë.
Përveç përjashtimit nga taksa 15% e fitimit dhe 20% TVSH, ata do përcaktojnë në projekt-ligj, përjashtimin nga 11% taksa lokale e qendrore vjetore, që i kanë detyrim gjithë bizneset e tjerë; si heqjen e taksave 13% dhe 23%+22 mijë lekë në muaj për pagat mbi 30 mijë lekë; për pagat deri në 200 mijë lekë dhe pagat mbi 200 mijë lekë.
Kanë menduar të heqin taksën 15% të reklamave të basteve, por dhe detyrimin 2% të vlerës së të ardhurave vjetore bruto, që duhet të paguajnë te Ministria e Arsim-Sporteve si ministri e linjës.
Nuk dihet nëse do ndryshojë apo jo, por bosët e rinj të basteve me kupolë familjen kryeministrore, kanë kërkuar edhe këtë ndryshim: garancia financiare e ngurtësuar për lojtarët në llogari të Autoritetit të Lojërave të Fatit, të mos jetë 1.2 miliardë lekë, por 300 milionë lekë, si dhe të hiqet garancia 500 milionë lekë për likujdimet periodike të lojtarëve.
Skandali është ky: Projekt-ligji i basteve on-line, është miratuar nga komisionet e ligjeve e Financave dhe ka marrë fuqi kushtetuese.
Sipas ligjit, duhej të ishte paraqitur për votim në parlament më 5 tetor 2023, por me urdhër të Bablokut votimi u shty dhe u kalua te Ministria e Financave, për t’i bërë ndryshime të tjera që grupi mafioz “Olsi-Fidel” të ketë fitim 100%.
Qeveria që po heq taksën 20% TVSH dhe gjithë taksat për bastet që do fitojnë 170 milionë Euro në vit, ka vënë TVSH për fermerët dhe u takson të ardhurat e pagat; takson pagat e mësuesve, policëve, punonjësve të ndërtimit, sanitarëve dhe të pensionistëve që punësohen./Pamfleti
Lini një Përgjigje