
Politika shqiptare ka dënuar këto akte terroriste dhe është solidarizuar me popullin izraelit.
Palestina ka goditur me raketa Izraelin mëngjesin e sotëm. 40 persona kanë vdekur dhe të paktën 740 të tjerë janë plagosur nga breshëria e raketave. Ministria e Mbrojtjes izraelite njoftoi se më shumë se 5000 raketa u lëshuan nga Rripi i Gazës drejt Izraelit
Politika shqiptare ka dënuar këto akte terroriste dhe është solidarizuar me popullin izraelit.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj nëpërmjet një postimi në rrjetin social X u shpreh se në këto momente Shqipëria qëndron krah Izraelit.
“Dënoj fuqishëm sulmet e Hamasit kundër Izraelit. Në këto momente, ne qëndrojmë krah Izraelit. Lutjet tona shkojnë për viktimat dhe familjet e tyre. Shqipëria është e vendosur kundër terrorizmit te çdo forme”, tha Begaj.
Po ashtu ka reaguar Lulzim Basha. Ai shkruan se mendimet dhe lutjet janë me familjarët e viktimave, ndërsa u uron shërim të shpejtë të plagosurve.
"I tronditur thellë nga sulmet terroriste të Hamasit kundër Izraelit. Mendimet dhe lutjet e mia janë me viktimat e pafajshme dhe familjet e tyre, duke u uruar shërim të shpejtë të plagosurve. Ne qëndrojmë pranë popullit dhe shtetit të Izraelit dhe miqve tanë në këtë orë të vështirë për ta", shkruan Basha.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dënuar sulmin me raketa ndaj Izraelit. Meta thotë se mendimet e Shqipërisë janë me familjet e viktimave dhe autoritetet e Izraelit.
"Dënoj me ashpërsi sulmin barbar terrorist dhe vrasjet e civilëve të pafajshëm në Izrael. Në emër të Partisë së Lirisë shpreh solidaritetin e plotë me shtetin dhe popullin e Izraelit. Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe autoritetet e Izraelit të cilëve ju shpreh ngushëllimet më të ndjera! Shërim të shpejtë të plagosurve", shkruan Meta.
Lini një Përgjigje