TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Shkurt 2025, 10:28

QSUT pretendoi se humbi jetën nga miokardi akut, zhvarroset trupi i 12-vjeçarit Leo Sadikaj; do t'i bëhet autopsia

Shkruar nga Pamfleti

QSUT pretendoi se humbi jetën nga miokardi akut, zhvarroset trupi i

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit Leo Sadiku, i cili humbi jetën në spitalin e Tiranës në 8 Janar të këtij viti.

Ekspertë të institutit të mjekësisë ligjore, shoqëruar nga prokurorë të prokurorisë të Tiranës e cila po heton rastin, në prezencë edhe të familjarëve të 12 vjeçarit, kanë zhvarrosur trupin e tij i cili do ti nënshtrohet autopsisë.

Ekspertët pritet të marrin mostra nga trupi i 12 vjeçarit të cilat më pas do të dërgohen për ekspertim në institutin e mjekësisë ligjore për të zbuluar shkakun e vdekjes. Mjekët e QSUT konkluduan se Leo Sadiku ka ndërruar jetë si pasojë e miokardit akut, ndërsa familjarët e viktimës kanë ngritur pretendime duke akuzuar mjekët e QSUT për neglizhencë në trajtim.

Fillimisht pas vdekjes së 12 vjeçarit, familjarët refuzuan kryerjen e autopsisë por më pas, me nisjen e hetimeve nga prokuroria e Tiranës e cila është kompetente për rastin, organi proccedues vendosi kryerjen e autopsisë.

Reagimet e familjarëve kanë qenë të vazhdueshme, duke protestuar e duke kërkuar që hetimi të bëhet i plotë dhe të përcaktohet shkaku i vdekjes së 12 vjeçarit nga fshati Pocestë i Maliqit.

Leo Sadiku ishte shtruar në spitalin e Korçës me shenja të gripit më 28 dhjetor 2024 dhe la spitalin natën e Vitit të Ri. Gjendja e tij u përkeqësua dhe u rikthye në spital më 7 janar, me tension të lartë, glicemi të lartë, të vjella dhe temperaturë. Mjekët e Korçës e dërguan në Pediatrinë e QSUT-së ku dhe ndërroi jetë më 8 Janar.

Lini një Përgjigje