Teksa ora e protestës së paralajmëruar nga opozita po afron, Bashkia e Tiranës ka nisur një operacion të pazakontë në zemër të kryeqytetit. Punonjës të saj janë filmuar duke zhvendosur pemën e Vitit të Ri dhe zbukurimet festive që ishin vendosur përballë Kryeministrisë.
Lëvizja vjen vetëm pak orë para nisjes së tubimit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku opozita do të mbledhë qytetarët në një protestë kundër qeverisë. Ajo pritet të nisë në orën 18:00 dhe nuk përjashtohet mundësia e tensioneve, nisur nga retorika politike e ditëve të fundit.
Kjo lëvizje nga ana e Bashkisë duket si një masë parandaluese për të ruajtur dekoret festive nga ndonjë incident i mundshëm gjatë protestës. Por njëkohësisht ajo hedh dritë mbi klimën e tensionuar që mbizotëron mes pushtetit dhe opozitës, ku edhe zbukurimet e fund vitit kthehen në “dëm kolateral” të përballjes politike.


Lini një Përgjigje