TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Dhjetor 2025, 12:48

Aplikimet për vakancën në Kushtetuese, vetëm 1 kandidat për garën e çelur nga Kuvendi

Shkruar nga Pamfleti
Aplikimet për vakancën në Kushtetuese, vetëm 1 kandidat
Gjykata Kushtetuese

Kur kanë mbetur edhe 8 ditë nga afati përfundimtar për depozitimin e aplikimeve për një vend vakant në Gjykatën Kushtetuese, duket se ka një interesim të ulët për garën e çelur.

Sipas report TV, nga momenti i pranimit të aplikacioneve, interes për garën ka shprehur vetëm 1 kandidat, Genc Gjonçaj, që mban dhe detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit.

Ai gjithashtu ka garuar edhe për vakancën në Gjykatën Kushtetuese, që plotësohet nga Presidenti i Republikës.

Afati i fundit për të dorëzuar emrat në Kuvend është 30 dhjetori, dhe duhen të paktën 3 emra në fazën finale që gara të jetë e vlefshme.

Kuvendi do të zgjedhë mes 3 të parëve më të vlerësuar nga KED, gjyqtarin që për 9 vjet do të jetë anëtar i Gjykatës Kushtetuese, në vakancën e krijuar pas dorëheqjes së Elsa Toskës, e cila u vetëlargua në vitin 2024.

Ndërkohë vakanca tjetër, ajo që përzgjidhet nga Presidenti, i përket pozicionit që lirohet pas përfundimit të mandatit të Sonila Bejtjas.

Presidenti i ka mbledhur aplikimet dhe i ka dorëzuar për verifikim në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Largimi i Toskës, Zaçajt dhe Bejtes është pjesë e skemës së rifreskimin të Gjykatës Kushtetuese me tre anëtarë çdo tre vjet.

Lini një Përgjigje