Ish-deputeti i PD-së, Danshnor Sula foli mbi protestën që opozita do të zhvilloj sot përpara Kryeministrisë në orën 18:00.
Sipas tij, çdo protestë ka vlera dhe duhet vlersuar, duke theksuar se është kundra çdo proteste të dhunshme, ashtu sikur ishte protesta e 21 Janarit ku mbetën dhe viktima.
“Do të duhet që të gjithë palët qoftë protestuesit edhe policia, të vetëpërmbahen dhe të përmbushin të gjitha detyrimet që u takojnë.
Në fakt, policia e shtetit ka vite që tregon një vetëpërmbajtje, por gjithsesi duhet të tregoj kujdes se nga një incident i vogël mund të ndodhin situate të tjera.
Çështja është komplekse dhe nuk mund të shikohet me një ditë, as me një javë, as me një muaj dhe as me një vit.
Do të duhet një dekadë për të bërë një analizë shumë të kujdesshme për të parë moralin e opozitës dhe problemet e mazhorancës.
Çështja e korrupsioni në Shqipëri është relativizuar aq shumë sa nuk bënë më përshtypje. Është e lehtë për mënyrën se si po e trajton opozita për efekt të korrupsionit.
Ato protesta që bënë opozita janë protesta minmale, që nuk sjellin dhe nuk e gudulisin fare mazhorancën apo nuk krijojnë problem për mazhorancën, nuk rrisin tensionin për mazhorancën apo nuk e vënë në sikletë mazhorancën.
Realisht, opozita e vërtet reale, e vleshme e saktë, pavarsishtë që nuk është nën nivelin politik, është SPAK-GJKO. Është e pafalshme për opozitën që aleat më të çmuar sesa SPAK-u që do të kishte opozita nuk do të kishte asnj forcë politke tjetër”, u shpreh Sula për "Euronews Albania".
Lini një Përgjigje