Ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur sot në GJKKO, për masën ‘detyrim paraqitje’.
Teksa hynte në Prokurorinë e Posaçme, Kryemadhi bëri batuta me gazetarët teksa i pyeti nëse e kishin parë në BBVA 5, ku ka dhe rolin e opinionistes.
Në vijim të bisedës, Kryemadhi ka komentuar edhe situata nga reality show, duke përmendur se Vernozi, një prej banorëve, sipas saj, nuk kishte fjetur gjithë natën pasi ishte caktuar të flinte me një burrë.
Ajo shtoi me tone humori se “janë shtuar shumë këto fjetjet burrë me burrë”.
Pas këtyre deklaratave, Monika Kryemadhi është drejtuar drejt derës së SPAK, duke u larguar e qeshur, ndërsa procedura për masën e paraqitjes vijoi normalisht.
“Si jeni? E patë Big Brother apo jo? Vrenozi kishte nejt gjithë natën pa gjumë natën e parë, se nuk flente dot me burrë…. është shtu shumë kjo fjetja burrë me burrë, por…”, tha Kryemadhi.
Lini një Përgjigje