
Ai tha se madje në sulmet e mëparshme numri i viktimave ka qenë edhe më i madh por ndryshimi këtë herë është se terroristët nuk kishin asnjë kërkesë, e nga ana tjetër, duket se presidenti Putin, ka dhënë urdhër që FSB të mos i vrasë personat e përfshirë në sulm.
Denis Deliu, ish-pjesëtar i forcave speciale tha se është e pazakontë që terroristët të mos kenë kërkesa. Deliu tha se nuk është hera e parë që Moska përjeton sulme të tilla me numër të madh viktimash.
Ai tha se madje në sulmet e mëparshme numri i viktimave ka qenë edhe më i madh por ndryshimi këtë herë është se terroristët nuk kishin asnjë kërkesë, e nga ana tjetër, duket se presidenti Putin, ka dhënë urdhër që FSB të mos i vrasë personat e përfshirë në sulm.
“Sulmi terroristë kësaj radhe është i një forme tjetër, kemi terroristë të cilët gjuajnë pa paralajmërim duke vrarë civilë dhe kemi terroristë që nuk kanë kërkesa. Gjatë largimit të tyre ka pasur edhe përplasje me armë.
Forcat ruse kanë parë nga larg sa persona e kanë mbështetur këtë operacion, pasi nuk janë bindur se vetëm katër persona e kanë bërë këtë sulm.
Nga arrestimet bëhet e ditur që janë ndaluar edhe 11 persona të tjera. Presidenti Putin duket se ka thënë të mos vriten ata që janë kapur. Ai do të gjejë shkaktarin, zanafillën e këtij operacioni terrorist. Mendoj se ka qenë një porosi e presidentit që forcat e shërbimit sekret kanë hezituar ti vrasin agresorët”,-tha Deliu.
Lini një Përgjigje