
Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla ku zbuluar detaje të pathëna nga sulmi terrorist i ndodhur në Moskë të premten dhe ku janë vrarë së paku 140 persona.
Kulla tha se sulmi ishte paralajmëruar nga ambasadat e huaja dhe shërbimi informativ rus duket se dështoi totalisht.
Sipas tij, sulmi mund të sjellë dhe shkarkimin e kreut të FSB, pasi dikush duhet të mbajë përgjegjësi për masat që nuk u morën në kohë.
“FSB është në siklet të madh sepse ishte një ngjarje e paralajmëruar dhe nga amerikanët dhe nga ambasada të tjera dhe masat nuk janë marrë. Duke qenë se ishin dhe zgjedhjet pati një nënvlerësim, duke thënë ne jemi vend i sigurt nuk na bëjnë dot gjë. Pra FSB është në siklet të madh pasi kjo ngjarje do hajë një nga kokat e krerëve më të mëdhenj të FSB, ndoshta dhe kokën e më të madhit të vetë Petrushevit.
Nga kjo pikëpamje ata do duan ta faturojnë diku përgjegjësinë, por përgjegjësinë kryesore e kanë vetë, sepse kjo ishte një ngjarje që duhej paralajmëruar”, tha Kulla.
Kulla tha se ndryshe nga sa është publikuar në media, në informacionet që ai ka nuk kanë qenë 4 persona që kanë kryer sulmin terrorist, por kanë qenë dy grupe të stërvitura për luftë.
Eksperti zbuloi se grupi i parë hyri brenda ku bëri disa ekzekutime, ndërkohë që grupi tjetër monitoronte jashtë dhe hodhi grantat e dorës që shkaktuan djegien e teatrit.
Sipas tij numri i viktimave do të rritet pasi numri i të vdekurve nga asfiksia mund të jetë shumë i lartë dhe që ndodhen ende nën rrënoja.
“Do të jap disa të dhëna që ju nuk keni nga t’i dini, pasi janë kofidenciale. Nuk është e vërtetë që ka pasur 4 veta por ka patur dy grupe. Po të shihni videot, është grupi i parë që i ka ekzekutuar. Po t’i shihni ata, janë duke bërë ecje taktike, mënyra se si gjuajnë dhe mbajnë armën dhe bëjnë ekzekutime të ftohta janë njerëz që janë të stërvitur mirë dhe vijnë nga terrene lufte. Nga informacionet që kam njëri nga anëtarët e grupit ka qenë për disa vite në luftë në Siri. Ai grupi tjetër është ai grupi që monitoron. E para kanë hyrë dhe kanë ekzekutuar rojet. Pasi kanë mbyllur portën është bërë hedhja e granatave të dorës, të cilat janë me squfur, të prodhimit polka në mënyrë që të krijohej djegia. Akoma nuk është zbuluar numri i të vdekurve, numri i të vrarëve është 60 ose 80, ndërkohë që të tjerët janë vrarë nga djegia. Pritet të rritet numri i të vdekurve për shkak të njerëzve që janë ende në rrënoja”, tha Kulla.
Kulla përjashtoi mundësinë që sulmi të jetë organizuar dhe orkestruar nga Ukraina.
“Në javët e ardhshme hetimet e tjera do të nxjerrin gjëra të cilat ne nuk i kemi parë, ashtu sikurse nuk përjashtpohet mundësia e sulmeve të reja. Kanë qenë kaq të përgatitur sa dhe presidenti Putin foli pas 24-orësh.
Nuk është një sulm ukrians dhe nuk është në stilin e Ukrainës dhe nuk mund ta bëj dot Ukraina”, tha Kulla.
Lini një Përgjigje