TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Mars 2024, 18:24

I dha tokë në Himarë burrit të Olta Xhaçkës, zbardhen detaje nga arrestimi i Jorgo Goros; SPAK urdhër-arreste edhe për 4 të tjerë

Shkruar nga Pamfleti
I dha tokë në Himarë burrit të Olta Xhaçkës,
Jorgo Goro

Bashkë me Goron, një person tjetër i identifikuar si Mihallaq Bonjaku ka rënë në pranga, ndërsa tre të tjerë janë lënë në arrest shtëpie.

Kryebashkiaku në detyrë i Himarës Jorgo Goro është arrestuar ditën e sotme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme SPAK.

Në pranga raportohet se kanë përfunduar edhe 4 persona të tjerë. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pas një kallëzimi nga ana e Fredi Belerit.

Bashkë me Goron, një person tjetër i identifikuar si Mihallaq Bonjaku ka rënë në pranga, ndërsa tre të tjerë janë lënë në arrest shtëpie.

Sakaq, raportohet se arrestimet lidhen me statusin e investimit strategjik të Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres së Punëve të Jashtme Olta Xhaçka. Ndaj Goros rëndojnë dyshimet për shpërdorim detyre.

Nga ana tjetër Mihallaq Bonjaku, është personi i cili pretendonte se i ishte vjedhur prona, ose më saktë një pjesë të pronës mbi të cilën Artan Gaçi, bashkëshorti i ish-ministres Xhaçka, ishte shpallur investitor strategjik dhe kishte nisur ndërtimin e resortit luksoz. Ai tregon se prona e tij ishte rrethuar dhe nuk lejohej të hynte në të.

Kujtojmë se Goro mbeti në detyrë si kryebashkiak i Himarës edhe pse humbi zgjedhjet e 14 majit ndaj Fredi Belerit, i cili u dënua së fundmi për shitblerje votash.

Burime bëjnë të ditur se Goro është arrestuar në Dhërmi, nga agjentët e SPAK, sapo është ngritur nga kafja, ku po qëndronte bashkë me disa miq të tij në orën 16:45. Të njëjtat burime thonë se po e mbanin në monitorim.

 

 

 

jorgo goro

Lini një Përgjigje