Më 20 maj do të hapen qendrat e strehimit të refugjatëve në Gjadër dhe Shëngjin, sipas marrëveshjes Itali-Shqipëri të nënshkruar nga kryeministri Giorgia Meloni dhe Edi Rama.
Kështu parashikohet në njoftimin e publikuar më 21 mars nga prefektura e Romës.
“La Repubblica” në një shkrim të publikuar së fundmi, shkruan se nuk ka transparencë nga ana e Ministrisë së Brendshme italiane. Marrëveshja u zbatua me procedurë urgjente, duke ngritur shumë polemika për mënyrën dhe kushtet e zbatimit.
Sipas mediave italiane, marrëveshja në fjalë do t'i shërbejë Melonit për fushatën elektorale.
“Prandaj edhe nëse nuk rezulton se inxhinierët ushtarakë italianë kanë nisur punën për strukturat përtej Adriatikut, Ministria e Brendshme vazhdon punën duke publikuar tenderin 34 milionë euro në vit për menaxhimin e qendrave: me një procedurë jashtëzakonisht urgjente (nuk kuptohet me çfarë kushtesh është diktuar), negociata mes tre operatorëve ekonomikë, vetëm një javë për të zyrtarizuar shprehjen e interesit”, shkruan “La Repubblica”.
Njoftimi është i publikuar (pa asnjë shpallje në faqen e Ministrisë së Brendshme) më 21 mars. Afati është caktuar data 28 mars.
Si do të funksionojnë?
Funksionimi i qendrave është planifikuar si më poshtë: në portin e Shëngjinit, emigrantët nuk do të qëndrojnë gjatë natës, do të qëndrojnë aty vetëm për kontrolle shëndetësore, identifikimin dhe mbledhjen e kërkesave për azil. Në qendër të Gjaderit, ku janë planifikuar 880 vende, azilkërkuesit në paraburgim administrativ do të presin (teorikisht një muaj) rezultatin e aplikimit të tyre sipas procedurave të përshpejtuara kufitare të parashikuara për ata që vijnë nga vende të sigurta.
Gjithashtu ofrohet një lidhje audio-video në distancë për të lejuar migrantët të kenë seanca dëgjimore përpara komisioneve të azilit dhe para gjykatësve të gjykatës së Romës përgjegjës për çdo apelim.
Lini një Përgjigje