
I izoluar prej tre muajsh në banesën e tij, për shkak të masës ‘arrest shtëpie’ që i ka caktuar gjykata, ish-kryeministri Sali Berisha ka dërguar një rekurs në Gjykatën e Lartë ku kërkon lirinë.
Nëpërmjet avokatëve, Berisha kundërshton ashpërsimin e masës së sigurisë nga detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë shtetit në arrest në shtëpi, të lëna në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë dhe apeli i GJKKKO.
Rekursi është regjistruar tre ditë më parë më 20/03/2024, ku gjyqtari relator pritet të jetë Sokol Binaj, mirëpo ende nuk është caktuar një datë dhe orë për shqyrtimin e rekursit.
Prej 30 dhjetorit të kaluar, ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie. Kjo ka bërë që ai të depozitojë rekurs në Gykatën e Lartë, duke kërkuar heqjen e masës që e ka izoluar prej 3 muajsh në banesë.
Lini një Përgjigje