Ai shkruan se përveç tij, po baltoset edhe familja e tij, me akuza të rëndë dhe të pafalshme.
Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memollla ka reaguar më anë të një postimi në rrjetet sociale, pas u mor nën hetim nga SPAK pas kallëzimit të Partisë Demokratike.
Memolla dyshohet se ka dhënë dy herë dëmshpërblim për banesat e dëmtuara, ndërsa mes të dëmshpërblyerve janë njerëz të afërt të tij dhe qytetarë.
Ai shkruan se përveç tij, po baltoset edhe familja e tij, me akuza të rëndë dhe të pafalshme.
Kryebashkiaku shkruan se kjo e shtyu atë të reagojë dhe se do të përdorë çdo armë të mundshme ligjore për t’i mbrojtur ata.
"Deri më sot jam përballur me çdo akuzë, shpifje, të pavërtetë apo lajm të rremë që prej kohesh kanë dalë për të ulur në sytë e gjithkujt imazhin tim.
Të qenurit pjesë e politikës padyshim që të bën të jesh në shënjestër të shumë kazanëve mediatik vetëm për të përmbushur kërkesat e personave të etur për pushtet që fshihen pas siglave televizive.
Megjithatë kurrë nuk kam dalë kundër tyre hapur pasi jam individ që di ti përgjigjem drejtësisë për aq kohë sa punën dhe postin që ma kanë besuar qytetarët e mi e drejtoj me ndershmëri dhe pastërti. Por fakti që përveç meje po baltosni familjarë të mi me akuza tepër të rënda dhe të pafalshme, madje për të disatën herë, më bën të reagoj dhe të përdor çdo armë të mundshme ligjore për t'i mbrojtur ata.
Kushdo që na njeh e di mirë me sa mund dhe djersë ka arritur familja ime të jetë kjo që është tani dhe për të gjithë ata që nxjerrin fjalë të tjera përveçse kësaj të vërtete, tashmë do të shihemi qoftë edhe për shpifjen më të rëndomtë, në dyert e të gjitha institucioneve të drejtësisë."-shprehet Memolla.
Lini një Përgjigje