
Burime konfidenciale për protokoll.com, konfirmojnë se drejtori i RTSH-së, Alfred Peza, është detyruar të japë dorëheqjen.
Mësohet se dorëheqja i është kërkuar nga vetë kryeministri pasi rezulton se Peza me “politikat” e tij mendohet se i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej rreth 1 milion euro.
Megjithatë mësohet se pothuajse të gjithë drejtorët e drejrorive kanë dhënë dorëheqjen pasi kanë refuzuar të firmosin dokumenta që lidhen me vlera financiare që kanë të bëjnë me festivalin e fundvitit.
Mbetemi në pritje për të konfirmuar ose mohuar këto zëra që vijnë si informacion i konfirmuar nga burime brenda RTSH. /Pa Protokoll
Lini një Përgjigje