
Gazetari Misha Pumo ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë mbrëmjen e djeshme në periferi të Moskës, ku u vranë nga një sulm terrorist 140 persona, ndërsa qindra të tjerë u plagosën.
Në një lidhje live për "Euronews Albania", ai tha se fillimisht u raportua se kanë qenë 5 persona që kryen sulmin në Moskë, por një prej tyre u vra nga dy burra të frikësuar në momentin që e panë që autori po mbushte mitralozin, arritën ta kapnin e ta qëllonin për vdekje me grushte.
"Në fillim doli lajmi që ishin 5 terroristë dhe në fakt kur filluan lajmet që u kapën katër, u morën në pyetje katër, doli aritmetika e plotë.
Sot doli lajmi që një burrë i tmerruar nga këto që po ndodhnin në momentin kur një nga terroristët po ndërronte karikatorin e automatikut, e kapi nga tyta automatikun dhe me një dorë mbante automatikun me tjetrën e qëllonte me grushta. Atij ju bashkua edhe një burrë tjetër dhe ata e asgjësuan një nga terroristët, duke shpëtuar me qindra persona”, tha gazetari.
Lini një Përgjigje