
Largimi i pushuesve nga plazhet e Lezhës ka krijuar trafik të rënduar pasditen e kësaj të diele.
Situata më problematike paraqitet në segmentin Balldren-Milot dhe rrugën e Shëngjinit. Fluksi i lartë i automjeteve ka krijuar kaos në lëvizje, duke sjellë radhë kilometrike makinash.
I gjithë segmenti po monitorohet nga policia rrugore, e cila është zhvendosur në të gjithë kryqëzimet dhe degëzimet problematike për të parandaluar bllokimin e trafikut.
Lini një Përgjigje