TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Gusht 2023, 17:05

Marrëdhëniet e sotme me Greqinë janë pasojë e marrëveshjes politike të 20 tetorit 2020

Shkruar nga Artur Meçollari

Marrëdhëniet e sotme me Greqinë janë pasojë e

Marrëveshja e 20 tetorit 2020 për të referuar çështjen e detit me Greqinë në Hagë ishte në shkelje të Kushtetutës, pasi bënte NUL dakordësitë e arritura në negociatat e vitit 2018. Duke bërë nul ato negociata, rezultonte që me vendimin e pritshëm të Hagës Shqipëria të humbiste 40 km² për shkak të rrëzimit të vijës së drejtë bazë, tashmë të njohur nga Greqia në 2018.

Marrëdhëniet e sotme me Greqinë janë pasojë e marrëveshjes politike të 20 tetorit 2020. Arroganca dhe injoranca të çojnë drejt gabimit. Edhe kur gabimi riparohet, ka gjithmonë pasoja anësore.

Marrëveshja e 20 tetorit 2020 për të referuar çështjen e detit me Greqinë në Hagë ishte në shkelje të Kushtetutës, pasi bënte NUL dakordësitë e arritura në negociatat e vitit 2018. Duke bërë nul ato negociata, rezultonte që me vendimin e pritshëm të Hagës Shqipëria të humbiste 40 km² për shkak të rrëzimit të vijës së drejtë bazë, tashmë të njohur nga Greqia në 2018. Po ashtu ajo cënonte interesat kombëtare, pasi në 2018 Greqia njohu Protokollin e Firences së 27 janarit 1925 për kufijtë tokësor me Shqipërinë, protokoll që Greqia e ka firmosur por jo ratifikuar.

Marrëveshjs politike e 20 tetorit 2020 u realizua në frymen kur KM Rama kishte një ofertë për të qënë një lloj katalizatori në raportet detare Greqi -Turqi. Oferta u venit shpejtë, por marrëveshja politike e 20 tetorit 2020 mbeti. Marrëveshja politike e 20 tetorit 2020 midis Ramës dhe Dendia kishte dy element:

Politik palët ranë dakord që çështjen e detit ta referojnë në Hagë. Pavarësisht kontestimeve dhe mungesës së konsultimeve kjo është një çështje politike;
Teknike - palët ranë dakord që në Hagë të shkojë e gjithë çështja, duke bërë nul dakordësitë e vitit 2018. Ky vendim është kompetencë e grupit negociator, jo e niveleve politike.

MEPJ rregullisht ka kërkuar modifikimin e marrëveshjes politike të 20 tetorit 2020, po ashtu edhe KM Rama. E kishin kuptuar kurthin ku kishin rënë nga padituria, arroganca dhe mungesa e konsulencës. Por pala Greke ka këmbëngulur në këto tre vjetë në zbatimin e marrëveshjes politike të 20 majot 2020. Greqia kishte mundur në 20 tetor 2020 të arrinte një marrëveshje politike në interes të saj. Në fillimit të muajit maj 2023 Presidenti deklaroi se kishte marrë një kërkes nga MEPJ për autorizimin e negociatave, e cila ishte shumë serioze sipas tij, por ende nuk e ka firmosur. A ishhte ky deklarim një bllof përpara arrestimit të Bejlerit.

Pasojat e marrëveshjes së 20 tetorit 2020:
1) MEPJ pagoi 3 milion euro kompanisë OMNIA Strategy të familjes Blair për të mësuar atë që e dinim;
2) Hymë më një marrëdhënie tepër delikate me Greqinë duke zvarritur procesin dhe humbur besueshmërinë;
3) Marrëdhëniet e sotme me Grqinë janë në nivlein më të përkeqësuar të mundhëm;
4) Do të ketë pasoja me sa duket edhe në rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE.

artur meçollari

Lini një Përgjigje