TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Gusht 2023, 16:35

Zjarri në malin Partizan në Berat, shkrumbohet nga flakët një sipërfaqe me shkurre dhe pisha

Shkruar nga Pamfleti

Zjarri në malin Partizan në Berat, shkrumbohet nga flakët

Një zjarr ka rënë sot në pyllin me pisha në “Malin Partizan” në Berat.

Të paktën 4 mjete zjarrfikëse dhe 20 punonjës janë angazhuar për të neutralizuar zjarrin pasi ishte shtrirë deri tek zona e quajtur “Kurorat e Pishave”.

Ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse ka bërë të mundur lokalizimin e shpejtë të flakëve dhe fikjen e zjarrit.

Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe prej 50 m2 me shkurre e ferra si dhe u përshkruan edhe 20 rrënjë pisha.

Ndërkohë theksohet se e gjithë zona që u përfshi nga zjarri në “Malin Partizan” do të jetë në monitorim, për të shmangur ndonjë riaktivizim të zjarrit për shkak të temperaturave të larta.

Zjarri në malin Partizan në Berat, shkrumbohet nga flakëtZjarri në malin Partizan në Berat, shkrumbohet nga flakëtZjarri në malin Partizan në Berat, shkrumbohet nga flakët

zjarr berat pisha

Lini një Përgjigje