
Polemisti Laert Vasili duke folur për arrestimin e Jorgo Goros, u shpreh se SPAK e ka trajtuar me shumë, seriozitet këtë çështje dhe se nuk duhet të heqë dorë deri sa drejtësia të vendoset në vend.
Në një intervistë për emisionin 360 gradë në ABC News, Vasili deklaroi se tani që dy kapedanët e Himarës janë në burg, tregon se shteti i së drejtës funksion.
Më tej ai përkëzoi edhe SPAK-unë për punën e tij, teksa theksoi se Prokuroria e Posaçme nuk sheh as majtas e as djathtas por merr me seriozitet çështjet.
“Sot dy kapedanët e rinj të Himarës gjenden pas hekurave të burgut. Kryebashkiaku në detyrë dhe pretenduesi. Këtu kemi SPAK që nuk sheh as majtas as djathtas. I mori shumë seriozisht akuzat… Shteti i së drejtës është shteti i së drejtës dhe SPAK-ut urime ,‘pushka top’, vazhdoni”, ka thënë ndër të tjera Laert Vasili.
Lini një Përgjigje