TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Mars 2024, 22:34

Plas sherri mes Lorenc Vangjelit dhe Andi Bushatit, analisti lë studion: Nuk pranoj të debatoj me idiotë

Shkruar nga Pamfleti

Plas sherri mes Lorenc Vangjelit dhe Andi Bushatit, analisti lë studion:

Analisti, Andi Bushati ka lënë studion e emisionit 'Çim Peka Live' pas debateve të vazhdueshme me Lorenc Vangjelin.

Bushati është shprehur se Vangjeli fut kasetën e partisë dhe nuk di të pushojë më.

Pjesë nga debati: 

Bushati: Lorenc nuk i dëgjoj dot këto, ata që janë në shtëpi e ndërrojnë kanalin por unë nuk lejoj që të dëgjoj idiotësira.

Vangjeli: Ngrihu dhe ik, është gjëja më e mirë që do të bësh.

Bushati: Ok, po iki!

Peka: Pse po ikën Bushat cila është arsyeja?

Bushati: Po iki prej teje sepse ke përgjegjësinë që të mos lejosh idiotësira në emisionin tënd.

Peka: Nuk flas unë Bushat por flasin të ftuarit

Bushati: Ky fut kasetën e partisë dhe duhet ta dëgjoj unë, unë nuk jam spektator në miting.

Pas këtij debati mes tyre moderatori ka mbyllur emisionin ‘Çim Peka Live’.

sherr lorenc vangjeli andi bushati idiote studio analist

Lini një Përgjigje