TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Mars 2024, 22:11

“Në jug pastrohen para”, gazetari: SPAK të shkojë përtej Goros, të goditet oligarkia që ka pushtuar bregdetin

Shkruar nga Pamfleti

“Në jug pastrohen para”, gazetari: SPAK të shkojë

Teksa ka komentuar arrestimin e Jorgo Goros, gazetari Reldar Dedaj tha se goditet një skemë masive korrupsioni dhe është vetëm sipari i kësaj çështje, sepse në jug ka oligarki dhe mafie, pastrimi parash

Faktet ishin dhe gjykata e dha vendimin duke legalizuar vendimin e SPAK-ut. Drejtoria e menaxhimit të tokës varet nga bashkia e Goros dhe ajo sheh nëse është false apo jo dokumente. Denoncimi është bërë në shtat dhe SPAK-u ka lëvizur me ritme të shpejta në këtë dosje.

Po goditet një skemë masive korrupsioni dhe është vetëm sipari i kësaj çështje, sepse aty ka oligarki dhe mafie, pastrimi parash. Është një hinkë e madhe të parasë së pisët që hidhet aty. Bëhen vepra të mëdha dhe investime pa transaksione bankare”, tha ai në “Drejt” nga Luan Rama.

 

Lini një Përgjigje