TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Prill 2024, 21:35

Pse u shënjestrua Agaçi? Flet gazetari Giorgio Mottola: Është e konfirmuar që në Itali ka qenë avokat i narkotrafikantëve

Shkruar nga Pamfleti

Pse u shënjestrua Agaçi? Flet gazetari Giorgio Mottola:

Gazetari italian i Report RAI3, Giorgio Mottola, Ka folur sa i përket shtyrjes se emisionit të paralajmëruar për ditën e djeshme. I pyetur në një intervistë për “Top News”, sa i përket fokusimit të investigimit tek Engjëll Agaçi, ai tha se Agaçi në Itali ka qenë avokat i narkotrafikantëve shqiptarë.

Më tej shtoi se në këtë ngjarje të errët, ai ka pasur një rol thelbësor. I pyetur se i përket qëndrimit që Shqipëria ofron për ndihmën e emigrantëve, gazetari tha se ky pakt është në avantazh të Italisë.

Pyetje: Ju jeni kundër qëndrimit që Shqipëria ofron ndihmë për emigrantët?

Mottola: Kjo është një marrëveshje që nuk do t’i sjellë avantazhe Italisë, do të jetë një zgjidhje e përkohshme. Pyetja që duhet bërë është pse duhet të bëhen marrëveshje të këtij tipi?

Pyetje: Pse jeni fokusuar te zoti Agaçi?

Mottola: Unë nuk thashë që Agaçi është një kriminel, edhe këtu mund të them që ajo që bën në Itali një gazetar investigativ është të kërkojë fakte. Agaçi në Itali ka qenë avokat i shumë narkotrafikantëve shqiptarë, kjo është e konfirmuar. Dhe kur kemi gjeneralin Lisi nga ana tjetër që në mënyrë të pagabueshme na tha se ai hyn në kontakt me narkotrafikantin Artur Shehu, sepse e ka kontaktuar avokat Agaçi. Mbi të gjitha për këtë ngjarje kaq të errët, ku avokati Agaçi ka patur një rol kaq thelbësor, përpara fakteve nuk duhet të mbrojë interesat e një politikani, por është një ngjarje e provuar.

Lini një Përgjigje