TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Prill 2024, 21:22

Kush i vendosi tritol gjyqtarit në Shkodër? Gazetarja Anila Hoxha zbulon detaje nga hetimet: Është kërkuar lista e amnistisë

Shkruar nga Pamfleti

Kush i vendosi tritol gjyqtarit në Shkodër? Gazetarja Anila Hoxha

Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar detaje të reja lidhur me ngjarja e ndodhur në Shkodër, ku në shtëpinë e gjyqtarit Tonin Sterkaj, u vendos një sasi tritoli.

E ftuar në emisioni “Top Story” në Top Channel, Anila Hoxha tha se po hetohen disa pista, ndër to edhe lista e të burgosurve në burgun e Reçit që përfituan nga Amnistia Penale.

Ajo shtoi se ka dyshime se autori i vendosjes së lëndës plasëse mund të jetë një ndër personat që ka përfituar nga amnistia por që mund të jetë dënuar nga gjyqtari.

Kam mësuar se po hetohen disa pista. Një ndër to edhe lista e amnistisë penale e këtij viti ëpr të gjithë shtetasit që u është dhënë liria. Ka dyshime se njëri ndër ta mund të jetë një prej atyre që gjyqtari i Shkodrës e ka shpallur fajtor. Prandaj është kërkuar administrimi i listës për të liruarit nga burgu i Reçit”, u shpreh Hoxha.

hoxha

Lini një Përgjigje