TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Prill 2024, 21:35

Investigimi italian, Baçi: Rama u përball me një media që nuk e kontrollon dot, “RAI3” të vijojë siç kishte paralajmëruar

Shkruar nga Pamfleti

Investigimi italian, Baçi: Rama u përball me një media që

Opinionisti Agim Baçi ka komentuar investigimin italian për Shqipërinë nga “RAI3”.

Agim Baçi theksoi se sipas tij, kryeministri Edi Rama u përball me një televizion që nuk e kontrollon dot.

Ne dimë që gazetari ka qëndruar më shumë se 1 muaj në Tiranë dhe ka takuar shumë aktorë. Emisioni i pjesës së parë ishte i mbështetur në fakte, fakte që nuk i pëlqejnë Ramës. Fakte që e detyruan Ramën në mënyrë jo të zakonshme të bënte disa ditë replika me televizionin italian. Për herë të parë u përball me një tv që nuk e kontrollonte dot dhe nuk e vinte dot në presion. Media shqiptare ka nxjerrë fakte dhe Rama i ka neglizhuar”, tha Baçi për News24.

Më tej, opinionisti tha se Rama këtu në Shqipëri ka krijuar një mit, që sipas tij mund t’i rrëzohet në emisione të tilla si “RAI3”, ndërsa shton se Rama nuk e mendon dot të kritikohet.

“Nëse këtu ka krijuar një mit, rrezikon t’i rrëzohet në emisione të tilla në Rai3. Ne kemi debatuar çështje më të mëdha se atje. Rama nuk e mendon dot të kritikohet”, tha Baçi

Agim Baçi theksoi gjithashtu se shpreson që emisioni i RAI të vijojë njësoj siç ka paralajmëruar.

Unë shpresoj që emisioni i RAI të vazhdojë siç e ka paralajmëruar jo se kemi nevojë sepse ne i dimë, por si përballet Rama me gazetarë që nuk i merr dot pronarin dhe u bën presion, as nuk i merr vet dhe u kërcënon familjen. A ka mundësi që Rama t’u përgjigjet mediave shqiptare me kaq përulësi?”, tha midis të tjerash Baçi.

investigimi edi rama agim baci

Lini një Përgjigje