TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Mars 2024, 15:00

Pse u lirua nga detyra Albana Fico? Vjen reagimi i parë nga Ministria e Shëndetësisë

Shkruar nga Pamfleti

Pse u lirua nga detyra Albana Fico? Vjen reagimi i parë nga Ministria e

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu sapo ka mbërritur në QSUT, ku po prezanton para shefave të shërbimit drejtoren e re, Alma Canin.

“Lirimi i Albana Ficos nga detyra nuk ka lidhje me urgjencën. Sjellim energji të reja për projektet në vazhdim. Drejtorja e re e QSUT në rend të parë do të ketë vënien në funksion të plotë të urgjencës së sëmundjeve të brendshme”, shtoi ajo.

Albana Fico është larguar sot nga detyra e drejtueses së QSUT-së, porst që e mbante nga dhjetori i 2021. Ajo u emërua në krye të QSUT pas largimit nga drejtimi të Enkelejd Jotit.

Në atë kohë, qenë ish-ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila ka njoftuar këtë lajm duke theksuar se Fico do të çojë para projektet e mëdha të modernizimit të qendrës më të madhe spitalore në vend.

Albana Fico do të zëvendësohet nga Alma Cami në krye të QSUT. Cami aktualisht është nëndrejtoreshë tek spitali “Shefqet Ndroqi”.

albana kociu qsut

Lini një Përgjigje