TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Mars 2024, 14:27

“Ngërçi” në Bashkinë e Himarës, juristi: Kush ka të drejtë të marrë vendimet!

Shkruar nga Pamfleti
“Ngërçi” në Bashkinë e Himarës, juristi:
Jorgo Goro dhe Fredi Beleri

Më tej ai theksoi se vendimet për Himarën tashmë i merr Këshilli bashkiak, i cili ka të drejtë të vendos dhe një kryetar aktual. Gjithashtu shpjegoi dhe procedurat e tjera që mund të ndiqen në lidhje me këtë situatë.

Kryebashkiaku në detyrë i Himarës Jorgo Goro është arrestuar dy ditë më parë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme SPAK.

Jurist i KQZ, Altin Kazizaj tha se politika e kreut të qeverisë Edi Rama që ka çuar situatën në këtë pikë, pasi sipas tij kryetari i zgjedhur i Himarës duhet të lejohej që të betohej.

Më teja ai theksoi se vendimet për Himarën tashmë i merr Këshilli bashkiak, i cili ka të drejtë të vendos dhe një kryetar aktual. Gjithashtu shpjegoi dhe procedurat e tjera që mund të ndiqen në lidhje me këtë situatë.

“Është politika e Ramës që ka çuar në këtë ngërç, për shkak të  kryetarit të zgjedhur të Belerit. Do ishte e udhës që të betohej Beleri. Goro në këtë rast është një vazhdimësi mandati. Këshilli bashkiak ose duhet të caktojë në rastin e parë një zv.kryetar të Bashkisë së Himarës ose Këshilli bashkiak të cilësoj përfundimin e mandatit dhe të ja dërgojë vendimarrjen e tij përfaqësuesit të qeverisë, siç është prefekti i qarkut.

Prefekti i qarkut njofton qeverinë dhe më pas janë procedura të tjera që çojnë në zgjedhje të pjesshme. Vendimet i merr Këshilli bashkiak, i cili cakton një kryetar. PS i ka votat për të caktuar kryetarin e bashkisë, por nuk e di nëse do të jetë kjo situata që do të vijohet ose do të ketë zgjedhje të parakohshme”-tha ai.

Lini një Përgjigje