
Andi Bushati e quan manipulim nga SPAK mënyrën se si është trajtuar dosja për organizatën kriminale të Suel Çelës.
Bushati tha se SPAK hodhi për konsum publik dyshimet për gazetarët Hoxha dhe Qyno, për të fshehur faktin që organizata e Suel Çelës, ka marrë para publike, ka ndikuar lejet e ndërtimit dhe ka punuar për të grabitur vota.
"E quaj SPAK-un, trampolinën më të mirë që korrupsioni të thellohet. Kjo dosje është ilustrimi më flagrant i kësaj.
U morëm gjatë emisionin tjetër, me Qynon, Artan Hoxhën, Saimirin e Stopit. Këta të SPAK janë bërë mjeshtra komunikimi që të shpërndajë tym. E dinë edhe si funksionojnë mediat. Për dhjetë ditë me radhë u harruan faktet. E kam parë këtë dosje komplet ndryshe. Pse?
Çfarë ka ndodhur me bandën e Suel Çelës? Banda e Suel Celës, paska qenë një bandë që është furnizuar me fonde publike. Lekët e taksapaguesve shkonin te ky Bujar Shega dhe ai këto lekë blinte kokainë për bandat. Lekët e kryebashkiakët e PS shkonin te banda e Elbasanit. Njeriu më i rëndësishëm në këtë vend për lejet e ndërtimit, që pastrojnë lekët e krimit, Adelajda, motra e këtyre, te sekretaria ku jep lejet Edi Rama. Çfarë na thonë organizatat ndërkombëtare? Se si lëvizin paratë e krimit nëpërmjet lejeve të qeverisë.
Pse i merrte këto favore financiare Suel Çela? Se ky vëllai, që ka çuar motrën në paradhomën e Edi Ramës. Është i njëjti vëlla që ka masakruar Lulzim Bashën në mes të Elbasanit. Pallonin opozitën bandat e Elbasanit.
Çfarë kanë bërë tjetër? Të njëjtët njerëz, mblidhnin kartat e identitetit njerëzve.
Tan Hoxhën dhe Qynon i kapën shpejt, por kapobandat e Suel Celës, nuk i kap njeri", tha Bushati i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV.
Lini një Përgjigje